Serbia po mbledh prova kundër Haradinajt, s’pret që ai të ekstradohet

Prokuroria e Serbisë është e vendosur të mbledhë sa më shumë prova kundër Ramush Haradinajt, i cili është ndaluar të mërkurën nga policia në pjesën franceze të aeroportit ndërkombëtar Basel-Mulhouse, në bazë të një fletëarrestimi ndërkombëtar të lëshuar në vitin 2004 nga Serbia, e cila e kërkon Haradinajn për gjoja krime lufte.

Megjithatë, mediat serbe shkruajnë se autoritetet serbe nuk janë shumë optimiste për ekstradimin e Haradinajt nga Franca, e aq më pak për një ekstradim të shpejtë të ish-kryeministrit të Kosovës, sepse për një gjë të tillë duhet pajtimi i të akuzuarit, transmeton Gazeta Express.

Pas ndalimit në aeroport, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës është dërguar në prokurorinë e qytetit të Mulhouse në Francë.

Të enjten, prokuroria franceze do të shqyrtojë kërkesën e autoriteteve serbe për ekstradimin e Haradinajt në Serbi, sipas mediave franceze.

Ndërkohë, zyrtarët e lartë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë thënë për mediat e vendit se presin që Haradinaj të lirohet të enjten, rreth orës 13:00. /Express/

albania.eu.com Reviewed by albania.eu.com on . Serbia po mbledh prova kundër Haradinajt, s’pret që ai të ekstradohet Serbia po mbledh prova kundër Haradinajt, s’pret që ai të ekstradohet Rating: 5.0
Albania News Agency Online - Albania Portal me lajme shqip 2017!