Muharrem Nitaj, zyrtar për media në AAK ka bërë me dije se lideri i tyre do të lirohet shumë shpejt nga ndalimi që i është bërë në Francë disa orë më parë. Nitaj në një status në Facebook ka thënë se Haradinaj nuk është arrestuar por ndaluar, sipas një urdhërarresti të Serbisë të lëshuar që në vitin 2004.
Ky është postimi i plotë i Nitajt:

E para lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, nuk është arrestuar por është ndaluar nga autoritetet franceze në aeroportin e Baselit, sipas një urdhërarresti të Serbisë të lëshuar që në vitin 2004. Njoftimet për arrestimin e tij nuk janë të sakta.

Mirëpo pavarësisht prej kësaj, ndalimi i tij qoftë edhe për një kohë të shkurtër, është i papranueshëm dhe sulm i drejtpërdrejtë në lëvizjen e lirë të autoriteteve të Kosovës! Kosova është shtet i pavarur dhe qytetarët e saj nuk mund të nadalohen me urdhërarreste të Serbisë dhe është koha e fundit që shtetet evropiane t’i japin fund lojës së Serbisë me këto urdhërarreste, që nuk kanë asnjë bazë ligjore.

Njëkohësisht autoritetet e Prishtinës duhet të ndërprejnë çdo kontakt me Beogradin, derisa ky i fundit të mos heqë dorë nga logjika fashiste e trajtimit të shqiptarëve të Kosovës! Haradinaj shumë shpejt do të vazhdojë rrugëtimin e vet, por shija e keqe do të mbetet!

albania.eu.com Reviewed by albania.eu.com on . Nitaj thotë se Haradinaj do të lirohet shumë shpejt Nitaj thotë se Haradinaj do të lirohet shumë shpejt Rating: 5.0
Albania News Agency Online - Albania Portal me lajme shqip 2017!