Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është dërguar në prokurorinë e qytetit të Mulhouse në Francë, pas ndalimit të tij nga autoritetet në pjesën franceze të aeroportit ndërkombëtar Basel-Mulhouse, në bazë të një fletarrestimi ndërkombëtar, të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.
Të enjten, prokuroria franceze do të shqyrtojë një kërkesë të autoriteteve serbe për ekstradimin e Haradinajt në Serbi, shkruan portali francez medias24.com, transmeton Express.

Ndërkohë, zyrtarët e lartë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë thënë për mediat e vendit se presin që Haradinaj të lirohet të enjten, rreth orës 13:00.

albania.eu.com Reviewed by albania.eu.com on . Autoritetet serbe i kërkojnë Francës ekstradimin e Haradinajt në Serbi Autoritetet serbe i kërkojnë Francës ekstradimin e Haradinajt në Serbi Rating: 5.0
Albania News Agency Online - Albania Portal me lajme shqip 2017!