Email

Tirana po ndryshon dita- ditës. Infrastruktura po modernizohet dhe sinjalistika rrugore po merr pamje europiane.

Në këtë drejtim janë edhe urat, që Bashkia e Tiranës ka vendosur të restaurojë apo të zëvendësojë.

Në një vëzhgim përgjatë lumit Lana, ku dita ditës shfaqet një urë e re, apo ristrukturohet një urë e vjetër mund të preket ky ndryshim

Kryetari Bashkisë, Erion Veliaj, para pak ditësh inaguroi urën e ristrukturuar tek stacioni i fundit i Tiranës së re.

Siç shihet nga fotot, kjo urë e ristrukturuar është një zgjidhje vendimtare për qarkullimin rrugorë në këtë aks.

Ura në stacionin e fundit të Tiranës së Re është ajo që quhet zhvillim, katër korsi, dy vajtje dy ardhje, sinajlistikë e mirëpërcaktuar dhe një ndirçim për tu admiruar, edhe pse qytetarët nuk duhet të rendin kurrë së kërkuari përfekten. Kjo urë ndryshe nga më parë, ka trotuar për kalimtarët, ka vijëzime të sakta dhe është e pamundur të gabosh, në mos me qëllim.

Komentuesit e kënaqur me urën i shkruajnë Veliajt, “bëj më shumë ura si kjo lali Eri!”

albania.eu.com Reviewed by albania.eu.com on . FOTOT/ “Bëj më shumë ura si kjo lali Eri!” FOTOT/ “Bëj më shumë ura si kjo lali Eri!” Rating: 5.0
Albania News Agency Online - Albania Portal me lajme shqip 2017!