Email

Turqia ka dhënë sot një sinjal tjetër se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të jenë ashtu si deri më sot. Formalisht është gjetur mungesa e mbështetjes nga koalicioni ndërkombëtar kundër ISIS, ashtu siç e intepreton Ankaraja, për të shtruar një pyetje që mund të ketë pasoja me natyrë strategjike.

Populli ynë po pyet se “përse ata po e përdorin bazën e Incirlikut nëse koalicioni nuk siguron mbështetje ajrore për operacionin Mburoja e Eufratit”. Ne nuk lejojmë vetëm SHBA-të, por edhe vende të tjera, avionët e tyre që të përdorin Incirlikun në luftën e përbashkët ndaj ISIS. Për çfarë shërben nëse nuk siguron mbështetje ajrore kundër DAESH në operacionin më të rëndësishëm për ne”, tha ministri I Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu.

Duke bërë të qartë se mesazhi ka shkuar aty ku duhet, ai ka shtuar se në raportet me SHBA-të ka një krizë, raporton Respublica.

“SHBA-të janë një aleat shumë i rëndësishëm për ne. Ne bashkëpunojmë në çdo fushë. Por tashmë ka një krizë besimi në marrëdhëniet tona”, shtoi ai, duke sqaruar se kjo krizë ka ardhur nga disa çështje: furnizimi me armë I kurdëve Peshmerga në Siri dhe lejimi i tyre në zonën në perëndim të zonës së Manbij.

Duke i dhënë armë kurdëve Peshmerga, SHBA-të zgjodhën një organizatë terroriste për aleate”, tha ministri turk.

Një tjetër çështje është edhe ajo e Fetullah Gulen, për të cilin Ankaraja zyrtare kërkon ekstradimin dhe e cilëson si sponsorizues të terrorizmit. Për të përforcuar presionin e ushtruar nga Cavusoglu, ka dalë edhe ministri i Mbrojtjes, Fikri Işık, sipas të cilit qëndrimi I SHBA-ve në kuadër të operacionit “Mburoja e Eufratit” ngre pikëpyetje. Sipas tij është shumë provokuese që koalicioni nuk po jep mbështeteje nga Incirliku për operacionet turke në Siri, duke theksuar se zona e Al-Bab është “shumë kritike në luftën kundër ISIS”.

http://www.hurriyetdailynews.com/turkey-questions-us-use-of-incirlik-air…

albania.eu.com Reviewed by albania.eu.com on . Kriza SHBA-Turqi: Ankaraja, presion të hapur me bazën ajrore të Incirlikut Kriza SHBA-Turqi: Ankaraja, presion të hapur me bazën ajrore të Incirlikut Rating: 5.0
Albania News Agency Online - Albania Portal me lajme shqip 2017!