Email

Zbardhen të tjera detaje nga rrjeti i prostitucionit që drejtohej nga 37-vjeçari Gentian Gaxha, i cili u arrestua ditën e sotme nga Policia e Durrësit. “Balkanweb” raporton se 3 vajzat inicialet S.P., B.A., dhe K.Xh. 17 vjeçe secila, që shfrytëzoheshin si prostituta nga Gaxha, ishin nga Durrësi, Kuçova dhe Burreli.

Ka qenë një grua ajo që ka rekrutuar vajzat, e më pas ato janë shfrytëzuar nga 37-vjeçari.

Mësohet se adoleshentet ishin strehuar në një hotel në autostradën Tiranë-Durrës, dhe u gjenin klienta ‘vip’.

‘BalkanWeb’ ka mësuar se pagesa për çdo klient varionte në jo më pak se 100 euro.

Sipas policisë, dyshohet se është një rrjet i gjerë që merret me trafikimin dhe rrjetin e prostitucionit, që u gjente klientë ‘vip’ 17-vjeçareve.

Rrjeti i trafikut u zbulua falë një kallëzimi të një nënë nga Durrësi më 28 dhjetor.

Ajo denoncoi largimin nga banesa të dy vajzave të saj, 14 dhe 17 vjeçe.

Pasi kishte hetuar, policia vuri re se dy vajzat ishin rekrutuar nga një grua dhe më pas ajo ia kishte ‘shitur’ 37-vjeçarit, që ishte pjesë e trafikut.

Burime nga grupi hetimor pohuan se 37-vjeçari kishte shfrytëzuar për prostitucion 17-vjeçaren, dhe jo 14-vjeçaren, e cila ishte kthyer në shtëpi.

Ngjarja në fjalë nxiti nisjen e hetimeve, duke zbuluar kështu trafikun.

Arrestimi

Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë shtetasin Gentian Gaxha 37 vjeç, banues në Durrës, akuzuar për shfrytëzimin për prostitucion të tre vajzve të mitura.

“Gaxha u kap në flagrancë duke shfrytëzuar për prostitucion tre shtetase të mitura me iniciale S.P. 17 vjeçe B.A. 17 vjeçe dhe K.Xh. 17 vjeçe, banuese në Durrës, kundrejt pagesës”- njofton policia.

Në vijim të hetimeve dhe në bashkëpunim me Prokurorinë filloi proçedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të një prej shtetaseve të mësipërme, konkretisht K.Xh. 17 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”parashikuar në nenin 113 të Kodit Penal.

Sipas policisë, vijon puna hetimore për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Shfrytëzimi I prostitucionit”dhe”Prostitucioni”parashikuar në nenet 114/ 2 dhe 113 të Kodit Penal.

albania.eu.com Reviewed by albania.eu.com on . Prostitucion në autostradë, si i gjente tutori klientë ‘vip’ të miturave. Ja sa paguheshin Prostitucion në autostradë, si i gjente tutori klientë ‘vip’ të miturave. Ja sa paguheshin Rating: 5.0
Albania News Agency Online - Albania Portal me lajme shqip 2017!