Email

Sociologia e njohur kosovare Sibel Halimi, ka reaguar ndaj Ermal Mamaqit dhe emisioni te tij, i cili, sipas saj, ka keqpërdorur një njeri me probleme si personazhi me emrin Linda Morina, për popullaritet në emision.

Tallja me Linda Morinën ka filluar t`i tejkaloj kufijtë territorial të Kosovës.

Këtë më së miri e tregon përfshirja e saj në televizionet e Shqipërisë.

E vetmja mysafire nga Kosova në emisionin “Xing me Ermalin” (pavarësisht nëse të tjerë të ftuar kanë anuluar pjesëmarrjen), ishte Linda.

Kjo është lojë e ndytë e televizioneve që asnjëherë nuk bëjnë përpjekje për ta emancipuar shoqërinë dhe individin, por me perfiditetin më të lartë shfrytëzojnë injorancën, të cilën e promovojnë si vlerë!

Linda Morina është një qytetare me aftësi të kufizuara, që është bërë objekt humori dhe talljeje në rrjetet sociale për shkak të manisë së saj për të kënduar bejte për cdo personazh publik apo ngjarje të ditës”, shprehet Halimi.

albania.eu.com Reviewed by albania.eu.com on . Sociologia kosovare shpërthen ndaj Ermal Mamaqit: Lojë e ndyrë me injorancën duke e promovuar si vlerë Sociologia kosovare shpërthen ndaj Ermal Mamaqit: Lojë e ndyrë me injorancën duke e promovuar si vlerë Rating: 5.0
Albania News Agency Online - Albania Portal me lajme shqip 2017!